“Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkanin Perëndimor, është jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar Presidenti i Italisë Sergio Mattarella. Sipas tij, integrimi I rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE kërkon qetësi. “Për 25 vjet, KFOR-i ka qenë i përkushtuar në këtë mision. I kam kushtuar vëmendje nga afër atij, dhe kam vënë re se klima lokale ndonjëherë nxehet me qëllim, duke e bërë artificialisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të vështirë. Misioni i KFOR për ta mbajtur atë të gjallë, është kritik”, deklaroi presidenti italian.