Ish i dërguari gjerman në bisedimet kosovë serbi, në vitin 2007-2008, Ëolfgang Ischinger, fajëson Serbinë për situatën e tensionuar në Veri, ndërsa kërkon nga BE që ai të veprojë urgjentisht. Në një postim në tëitter, Ishinger thotë se është shumë i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme ndërkohë që veprimi i BE-së është urgjent. Ai thotë se është serbia fajtore për situatën dhe se nxitja e dhunës në Kosovë do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Më pas, Ishinger ka shpërndarë edhe një artikull të The Economist, të titulluar: Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit.