Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime në furnizime. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi - që është niveli më i lartë në shtatë vjet. Të hënën Putin, njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si të pavarura. Putin urdhëroi edhe vendosjen e trupave ruse atje.