Pas sulmeve e akuzave të drejtpërdrejta nga ish-kryeministri Sali Berisha, në drejtim të anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, Ilir Rusmali, seanca e sotme ku shqyrtohej ankimimi i demokratëve për Qarkun e Dibrës, është zhvilluar me tensione mes këtij të fundit dhe përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logu. Rusmali i është drejtuar përfaqësuesit të PD që të mos sillej si fodull, ky i fundit iu përgjigj me të njëjtën monedh. Duke kërkuar përjashtimin e tij nga gjykimi.