Dëgjesa me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për buxhetin e uniformave blu për vitin e ardhshëm u shoqërua me tensione në mbledhjen e Komisionit të Brendshëm dhe të Mbrojtjes në Kuvend. Noka u përplas me drejtorin Proda në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend, teksa u përplas edhe me kreun e Komisionit, Bledi Çuçi dhe deputeten socialiste, Olta Xhaçka.