Në Pallatin e Sportit në Vlorë ka nisur dorëzimi i kutive me fletët e votimit. Procesi i dorëzimit është shoqëruar me tensione për shkak të radhës, ndërsa numërimi, sipas deklaratës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pritet të fillojë rreth orës 22:00. Në Vlorë kanë votuar 18 mijë qytetarë, ose 12.5 e totalit të personave në listat e votimit.