Në ditën e tretë të aksionit për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, situata në fshatin turistik të Thethit është përshkallëzuar me protesta nga banorët vendas. Të revoltuar nga ndërhyrja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit, banorët kanë bllokuar urën hyrëse të fshatit. Në vendngjarje ka pasur përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat kanë paralajmëruar ndëshkime për bllokimin e rrugës dhe pengimin e operacionit. Aksioni për lirimin e hapësirave publike është ndërmarrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.