Ditën kur Kosova e shpalli pavarësinë, Fatmir Sejdiu si president i shtetit më të ri pati një thirrje për serbët. “Thirrja jonë është që të kthehen në jetën normale, që të jenë pjesëtarë aktivë në proceset e rëndësishme të jetës së përditshme, por edhe jetës institucionale”, pati thënë Sejdiu më 2008.