Momente tensioni janë regjistruar në derën kryesore të Parlamentit, aty ku deputetët e përjashtuar demokratë kanë kërkuar të hyjnë në seancë. 12 Deputetët e përjashtuar nga Komisioni I Etikës nuk janë lejuar të futën në sallën e kuvendit. Ata i kanë paraqitur dhe ankimimin e bërë në Kuvend, ku kërkojnë që të mblidhet Byroja dhe të vendosë për përjashtimin e tyre.