Autoritet në Bosnje0Hercegovinë nuk i autorizuan lejen zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për të fluturuar me helikopter në Pale, afër Sarajevës, ka bërë me dije qeveria e Serbisë. Vulin duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune dhe të vendoste lule në Sheshin e Republikës Sërpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 1990. Sipas agjencisë serbe të lajmebe Beta, Vulin ka shkuar në ceremoni me makinë zyrtare.