Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 17:30, direkt nga selia e Partisë Demokratike. Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ishte jashtë selisë dhe paralajmëroi se nesër, ai dhe demokratët do të “bindnin” Bashën që të lëshonte zyrën e tij. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë njoftimi të rëndësishëm do të lëshojë Basha vetëm disa orë para protestës së planifikuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij.