Edhe pse regjistrimi i popullsisë në Kosovë ishte parashikuar të ndodhte në shtator, ky afat është shtyrë me dy muaj. Përfaqësuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha shprehet se shkak për vendimin e qeverisë për shtyrjen e këtij afati u bënë procedurat e tejzgjatura të prokurimit publik.