SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish ministres së shëndetësisë, aktualisht ministre e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu. Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD Albana Vokshi në vitin 2020, për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e Covid-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.