650 milion euro para publike i janë dhënë një grupi të vogël kompanish, të favorizuara në procedurat tenderuese. Kështu deklaron Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike. Sipas saj, procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 janë kryer pa garë, pasi kompanitë ofertuese janë skualifikuar ose ka pasur pjesëmarrëse vetëm një ofertues duke monopolizuar fondet publike.