Një tjetër zë opozitar, kundër etiketimeve si tradhtarë, të atyre që kanë pranuar emërimet në poste publike, ndonëse nën një administrate të drejtuar nga socialistët, është ish-deputetja Dhurata Çupi. Ish-deputetja demokrate e sheh problemin te drejtuesit e kësaj force, apo figurat e larta të saj, për të cilët hedh akuza për ndarje tenderash apo lejesh ndrëtimi me maxhorancën.