Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri pak vite më parë, askush nuk e mendonte se figura politike të rangut të lartë, do të ndëshkoheshin nga drejtësia e re pas reformimit të saj. Duke folur gjatë konferencës së Antikorrupsionit në Pallatin e Konfreseve, kreu i qeverisë u ndal gjatë tek reforma në drejtësi duke thënë se para saj, nuk ka pasur asnjëherë drejtësi të pavarur nga politika.