Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës me akuzën se shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave. Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.