Në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ është arrestuar nga policia Elidon Barruku në Kamëz. Shtetasi i arrestuar ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Elidon Barruku është lokalizuar dhe arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative.