Vazhdojnë arrestimet në kuadër të Operacionit ‘Tempulli’, kësaj radhë në prangat e policisë ra një 29 vjeçar i shpallur më herët në kërkim, I riu, i identifikuar me inicialet E.P u arrestua në Tiranë, tek Unaza e Re. 29 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ku I kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".