Top News/ Temperaturat shkojnë 50 gradë. Nisma ‘Mallathon’ në Dubai, maratona në salla të mbyllura
09/08/2025 20:47

Ndërsa temperaturat kanë ndezur vendin, qendra të ndryshme tregtare në Dubai u bënë vendet pritëse të Mallathon, maratonës në salla të mbyllura me pjesëmarrjen e qindra garuesve të cilët vrapuan nën ajrin e kondicionuar. Është kjo nismë që do të zbatohet gjatë gjithë muajit gusht, që shpesh është muaji më i nxehtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është një nisme që ka gjetur edhe mbështetjen edhe të qeverisë së vendit, që synon njerëzit që të merren me aktive fizike edhe gjatë kësaj periudhe Të vraposh në ambiente të hapura në rajonin e Gjirit Persik ku temperaturat herë pas herë shkojnë në 50 gradë celcius, është e pakëndshme e madje jo e sigurt për shumë persona. ‘nëse vrapon në ambiente të jashtme nuk është aspak e shëndetshme sepse temperaturat janë rreth 40-50 gradë celcius-tha një prej vrapueseve Pjesëmarrësit në këtë maratonë që kishin veshur fanela ku shkruhej ‘Dubai Mallaton’ dhe veshje të tjera sportive vrapuan pranë dyqaneve të mbyllura dhe në sallat me pllaka mermeri të qendrës tregtare. Gjatë muajit gusht, 9 nga qendrat tregtare të Dubait duke përfshirë dhe Dubai Mall, një nga qendrat tregtrare më të mëdha në botë, janë të hapura për vrapuesit nga ora 07:00-10:00 të mëngjesit. Në fundjavë, vrapuesit mund të garojnë në gara 10 km, 5 km apo 2.5 km dhe në fund të tyre ka edhe ceremoni për fituesit Gjatë maratonës të kësaj të shtune në City Centre Mirdif mall, 2 robotë u shfaqën pranë pjesëmarrësve të cilët bënë pak pauzë për të bërë foto selfie me ta.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46