Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat e larta të këtyre ditëvve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Për këtë arsye, Instituti ka rekomanduar që të shmangen daljet gjatë orëve më të nxehta, pirjen e dy apo tre litrave ujë në ditë dhe mbajtjen e shtëpisë të freskët.