Shqipëria ka numrin më të lartë të fëmijëve nën 5 vjeç obezë në Europë, së bashku me Ukrainën. Studimi i ‘Emerging Europe’ e rendit vendin tonë të dytin pas Ukrainës, Studimi ka dalë në përfundimin se niveli i obezitetit në Europë po rritet me shpejtësi, duke iu afruar niveleve që raportohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një në tre fëmijë, sipas studimit, vuan nga mbipesha, ndërsa në moshën nën 5 vjeç, gati 1 në 10 fëmijë është obez.