Këto janë pamjet e policisë të publikuara pas kontrollit në dy apartamentet e marra me qira ditore në katin e tetë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë, ku gjashtë persona po kryenin festë të shfrenuar me drogë dhe alkool. Në pamje duken dy armët e zjarrit pistoletë që u gjatën brenda banesës së marrë me qira nga 21-vjeçarja me iniciale S.Q., e cila mesditën e të enjtes alarmoi policinë me një telefonatë se e kanë dhunuar. Në apartament u gjetën jelekë antiplumb, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.