Drejtoria e Burgjeve ka dhënë detaje lidhur me dronin i cili fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, i cili hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut. Bëhet me dije se pasi është identifikuar droni, janë ushtruar kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të burgut.