Kina po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore dhe ka të ngjarë që po i jep Moskës teknologji ushtarake me përdorim të dyfishtë për agresionin e saj në Ukrainë, thuhet në një raport të paklasifikuar të zbulimit amerikan të publikuar të enjten. Vlerësimi nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) u publikua nga Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve.