Qeveria shqiptare vlerëson se teknikisht Shqipëria është e përgatitur për të mbyllur negociatat për 16 kapituj këtë vit dhe për pjesën tjetër vitin e ardhshëm. Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe njëherë ambicien e moderinizimit të prokurimeve publike duke integruar inteligjencën artificiale. Rama: “Është shumë e rëndësishme e vendimtare që puna e nisur për modernizimin e mëtejshëm të prokurimit publik me inteligjencën artificiale duhet të vazhdojë intensivisht dhe të kurorëzohet dhe kurorëzimi i saj do të na çojë në një nivel krejt tjetër dhe do të na bëjë një vend shembull në këtë aspekt dhe kjo nuk është diçka që i përket shekullit të ardhshëm, por duhet t’i përkas pikërisht kësaj kornize kohore brenda kalendarit të negociatave dhe vitit 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të realizuar.” Sipas shefit të ekzekutivit, blegtoria është një nga komponentët më delikatë të procesit të negociatave.