“Bashkëpunimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk është i mundur për sa kohë që Uashingtoni vazhdon të mbështesë Izraelin, të mbajë baza ushtarake dhe të ndërhyjë në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar të hënën udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. “Amerikanët ndonjëherë thonë se do të donin të bashkëpunonin me Iranin. Bashkëpunimi nuk është i mundur për sa kohë që SHBA-të vazhdojnë të mbështesin regjimin e mallkuar sionist”, tha Khamenei, sipas Reuters, duke cituar mediat iraniane.