Dy TEC-et termike lundruese të stacionuar prej një viti e gjysëm në Triport të Vlorës, priten të vendosen në funksion. Korporata Elektroenegjitike Shqiptare ka hapur procedurën me objekt, furnizimin me naftë të Termocentraleve Lundruese. Kompanitë e interesuar duhet të paraqesin ofertën e tyre për naftë jo më larg se data 9 shkurt. Në dokumentet bashkëngjitur thirrjes së KESH, thuhet se sasia e prokuruar do të jetë 4000 tonë metrikë.