Në mesazhin e tij të urimit për Pashkët Ortodokse, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos u kërkon besimtarëve çlirimin nga urrejtja dhe variantet e saj. Janullatos thotë se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, dhuna dhe përçarjet.