Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili viziton Prishtinës pak pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel për energjinë. Lajcak dhe Kurti kanë folur gjatë për procesin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes me Serbinë për energjinë në komunat veriore të vendit si dhe një takim të mundshëm mes kryeministrit dhe presidentit Aleksamdër Vucic.