Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku kërkoi praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala për të mbrojtur projektbuxhetin e dikasterit që drejton para deputetëve. Në mungesë të Salës, para komisionit u paraqiten dy zv.ministret e Shëndetësisë. Kërkesa e Tabakut u kundërshtua nga nënkryetarja socialiste, Iris Luarasi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes për buxhetin.