Kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvend, Jorida Tabaku kërkoi praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala për prezantimin e projektbuxhetit të këtij dikasteri për vitin e ardhshëm. Nga socialistët kërkuan që mbledhja të vijojë dhe projektbuxheti të prezantohej nga dy zëvendësministret. Palët nuk gjetën dakordësinë dhe Tabaku mbylli mbledhjen e komisionit, duke shtyrë prezantimin e projektbuxhtit të shëndetësisë për vitin 2026.