Kuvendi i Kosovës i bëri kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që të shihet mundësia e testimit të të gjithë deputetëve dhe zyrtarëe të këtij institucioni për Covid-19. Lajmin e pohoi per REL sekretari i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi, I cili ka rezultuar dhe vetë me koronavirus.