Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë organizuar protestën e dytë, ku kërkojnë të drejtat që sipas tyre shteti serb ua ka mohuar dhe nëpërkëmbur. Shqiptarët e përfaqësuar nga deputeti Shaip Kamberi e kryetarja e komunës së Preshevës, akuzojnë Serbinë për diskriminim, pasivizim të adresave dhe mungesën e librave shqip. Në pamjet e siguruara nga RTV Presheva, një nga organizatorët e marshit tha se shqiptarët duan barazi, dhe se kërkesat e shqiptarëve janë të kamotshme, dhe e tillë është edhe heshtja e shtetit dhe padrejtësia që po i bën shqiptarëve.