Një 33 vjecar mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që tronditën qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të hëne. Tonin Ramaj alias Tonin Hosaj, banues në Vlorë dyshohet se është plagosur 4 herë me plumb në këmbë, nga një person që ende nuk është identifikuar nga policia. Ngjarja u shënua në lagjen Pavarësia të qytetit bregdetar, në kohën kur 33 vjecari sapo kishte dalë nga banesa. Pas ngjarjes, autori dyshohet se u largua në këmbë në drejtim të paditur, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kërkkimet në cdo lagje të Vlorës me qëllim kapjen e tij.