Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e të mërkurës në zonën e Fushë-Kuqes, në rrethin e Kurbinit. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me armë në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte Armando Prenga, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, i cili për fat të mirë nuk ështëprekur nga plumbat.