Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur paraditen e kësaj të marte në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës. Siç shihet në këto pamje, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa detajet e krimit pritet të bëhen publike më vonë.