Një automjet në lëvizje u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të premte në zonën e Kombinatit në Tiranë. Makina drejtohej nga 37 vjecari Erando Korteshi, i cili fatmirësisht i shpëtoi plumbave pa marrë lëndime. Autori i dyshuar është identifikuar, por policia nuk jep gjeneralitet e tij ose ndonjë detaj tjetër që lidhet me këtë person, për shkak se shërbimet janë duke e kërkuar dhe ekziston frika që publikimi i emrit mund të prishë hetimin.