Edhe napoleoni dhe Hitleri donin të ndalnin dhe mposhtnin Rusinë, por ne e dimë si rodhën ngjarjet – tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov të martën. "Dëshira për të frenuar Rusinë, jo thjesht për ta frenuar por për ta mposhtur atë, e ndoshta sic ka thënë dikush-dëshira për të poshtëruar putinin, është një dëshirë që nuk mund të realizohet kurrë. Historianët ndoshta mund të më korrigjojnë, por me sa e njoh unë historinë e kemi kaluar edhe më parë këtë. E kemi provuar me Napoleonin dhe Hitlerin, qëllimet e tyre ishin të njëjta", tha lavrov në një intervistë për Channel One.