Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi moshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pas reshjeve masive të shiut që çuan në përmbytjen e banesave dhe tokave bujqësore dhe detyroi evakuimin e banorëve. Duke bërë një bilanc të situatës në vend, Berisha u shpreh se shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do detyronte qeverinë të kompensonte dëmet e shkaktuara.