Presidenti Bajram Begaj ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në komunat shqiptare të Malit të Zi, Tuz, Plavë e Guci. Në Tuz presidenti u prit nga ansambli “Besa” në sheshin ku ndodhet monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu. Begaj u përshendet me qytetarët, ndërsa zhvilloi një takim me drejtues të Tuzit dhe përfaqësues politikë të shqiptarëve në institucione, me të cilët diskutoi për forcimin e pozitave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon.