Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Borsh, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti të momentit në një lokal. Sipas informacioneve paraprake i plagosur ka mbetur Erald Shullazi, i cili ka marrë një plumb në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda. Në momentin e ngjarjes, ai ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë Albert Dollaku dhe Hekuran Çelaj.