Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se regjistrimet në shkollat profesionale janë rritur me 11 për qind përgjatë këtij viti akademik, në krahasim me vitin 2022-2023. Hoteleri-Turizëm është dega më e preferuar, e ndjekur nga Teknologjia e Informacionit. Ministri tha se në treg janë punësuar 60 për qind e nxënësve të diplomuar.