Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga mot me reshje të dendura shiu, të cilat priten të jenë më intensive kryesisht në veri. Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, e premtja e 22 nëntorit pritet të jetë dita kur priten reshje shumë intensive të cilat d otë përfshijnë qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.