Presidenti Ilir Meta ka kritika për strategjinë e qeverisë për tu përballur me pandeminë e koronavirusit. Kreu I shtetit ka publikuar në rrjetet socaile një grafik që tregon rritje të numrit të personave të prekur nga Covid në vend. Sipas këtij grafiku numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Meta shkruan se ky është niveli më i lartë i shënuar që pas javës së dytë të dhjetorit. Kreu i shtetit ka theksuar se nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës. Presdienti e ka mbyllur reagimin e tij me një kritikë ndaj qeverisë duke u shpreëhur se COVID-19 nuk ndalet me propagandë.