Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se Prishtina dhe Beogradi duhet ta konsiderojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse është e mundur që propozimi i ardhshëm të mos jetë më i mirë se ky. Ajo tha se Beogradi dhe Prishtina, duhet të gjejnë një kompromis të qëndrueshëm dhe të kapërdijnë edhe disa pilula të hidhura në rrugën drejt përparimit.