Shërbimet e sigurisë boshnjake kanë ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë të gjashtë qytetarëve serbë, të cilët janë të lidhur me formacionin paraushtarak rus “Ëagner”. Damnjan Knezhevic, lider i grupit ekstremist “Patrulla e Popullit” në Serbi dhe dy anëtarët e kësaj shoqate, Zoran Lekic dhe Aleksandar Lisov, si dhe pjesëtarët e formacionit paraushtarak Ëagner, Aleksandar Milovanovic, Zoran Pavicit dhe Dragan Mirkovicit. e kanë të ndaluar hyrjen në shtetin bosnjak.