Partia Demokratike ka depozituar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësuesit e saj në dy komisionet e posaçme për Refomën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Sipas dokumentit në fjalë, Partia Demokratike me firmë të kreut të grupit parlamentar të PD, ashtu siç ishte edhe në vititn 2021, i ka besuar Oerd Bylykbashit Reformën Zgjedhore si bashkëkryetar krah Damian Gjiknurit, me anëtarë Ivi Kason, Gent Strazimirin, Albana Vokshin e Gjin Gjonin, teksa zëvendësues në këtë Komision do të jenë Arian Ndoja, Klevis Balliu dhe Elda Hoti.