I zgjedhuri i Himarrës, Fredi Beleri ka depozituar dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për përshpejtim të shqyrtimit të kërkesave të tij për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Beleri pretendon në letër se aktualisht nga mosveprimi i organeve shtetërore nëpërmjet moslejimit të tij në ceremoninë e betimit, qytetarët e Bashkisë së Himarrës po trajtohen ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, sikur nuk janë zhvilluar zgjedhje.