Një grup fermerësh në Maliq hynë në mbledhjen e këshillit bashkiak për të kërkuar dëmshpërblimet për përmbytjet e muajit nëntor të vitit të kaluar. Maliqi u prek edhe nga përmbytjet e fundit në vend, ku dhjetëra hektarë tokë me të mbjella bujqësore vijojnë të jenë nën ujë. Debatet në këshillin bashkiak u zhvilluan gjatë mbledhjes jashtë radhe të thirrur nga autoritetet lokale për të diskutuar mbi situatën e përmbytjeve që ka prekur këtë bashki.